Raportuesit e APKE-së sot dhe nesër për vizitë pune në Maqedoni

Maqedonia

Raportuesit e APKE-së sot dhe nesër për vizitë pune në Maqedoni

Më: 30 maj 2017 Në ora: 08:59
Ilustrim

Raportues të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare, të ndërmarra gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Maqedoni.

Eurodeputetët Lise Christofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Gileçi nga Rumanioa, si raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), siç u paralajmërua, duhet të takohen me kryetarin e Maqedonisë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues qeveritar, liderë të grupeve politike dhe Kryeprokuroren e PSP-së, si dhe me përfaqësues të OJQ-së, medias dhe organizata ndërkombëtare, njofton AIM.

Takimi me kryetarin e Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi, siç u paralajmërua, do të mbahet sot pasdite në Kabinetin e tij.

Tema e vizitës së punës të raportuesve janë ngjarjet të cilat vijuan pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit 2016, si dhe progresin e përgjithshëm lidhur me obligimiet dhe angazhimet nga Këshilli i Evropës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat