Panairi për punësim, kësaj radhe vazhdon në Kavadar

Maqedonia

Panairi për punësim, kësaj radhe vazhdon në Kavadar

Më: 30 maj 2017 Në ora: 09:03
Ilustrim

Sot në sallën sportive ‘Jasmin’ në Kavadar do të mbahet Panairi për punësim, ku do të prezantohen nevojat e kuadrit të punës, kurse të papunët do të kenë mundësinë në mënyrë të drejtpërdrejt të informohen për kushtet për punësim.

Në këtë komunë si të papunë janë paraqitur aktualisht 2,050 persona të regjistruar. Kuadrot deficitare janë: mjekë, profile të shkencave teknike, elektrike dhe inxhinieri-mekanike, që nëse paraqiten në evidentim, kanë mundësi punësimi menjëherë, njofton AIM.

Panairi është pjesë e karvanit të Agjencisë për punësim të RM-së, e cila përfshin edhe Shkupin, Manastirin, Tetovën dhe Strumicën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat