Osmani: Kjo qeveri, domosdo do të ketë takat agjendën reformuese

Maqedonia

Osmani: Kjo qeveri, domosdo do të ketë takat agjendën reformuese

Më: 30 maj 2017 Në ora: 09:36
Bujar Osmani

Sipas zv/kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani, madje me rëndësi është fokusimi në agjendën reformuese.

Sipas tij, domosdo do ketë takat kjo qeveri agjendën reformuese dhe se nuk jepet data e bisedimeve me apele politike.

“As zgjedhjet e jashtëzakonshme e as apelet politike nuk përshpejtojnë punët, por punët konkrete ditë e nate. Duhet vullneti i fuqishëm politik, për të realizuar atë agjendë dhe të kemi rezultate në fund”, ka thënë Osmani në Zig-zag.

“Nga natyra jam optimist për çdo projekt që inkuadrohem dhe në këtë frymë mendoj të punoj në të ardhmen”, ka shtuar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat