Dalin emrat, ja kush do e zëvendësojnë Zaevin dhe pesë ministrat tjerë

Maqedonia

Dalin emrat, ja kush do e zëvendësojnë Zaevin dhe pesë ministrat tjerë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:43
Zaev

Pas votimit të qeverisë së re të Maqedonisë, gjashtë kandidatë për deputetë të LSDM-së do të zënë vendet e pesë ministrave dhe të kryeministrit të ardhshëm.

Në vendin e Damjan Mançevskit, që do të jetë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, do të vijë Liljana Popovska nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, parti që mori pjesë në zgjedhje si koalicion me LSDM-në.

Në vend të Renata Deskoskës, që do të jetë ministreshë e Arsimit dhe Shkencës, do të vijë Nikica Korubin, gjithashtu nga RDM-ja, përcjell “Telegraf”.  Vendin e Oliver Spasovskit, që do të jetë ministër i Punëve të Brendshme, do ta zë Mirosllav Jovanoviç.

Vendin e Ljupço Nikollovskit, që do të jetë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, do e zërë Sllavica Shumanska – Miteva.  Ndërkaq, Zoran Zaevin, i cili do të jetë kryeministri i ri i vendit, do ta zëvendësojë Sashko Atanasov, kurse Radmilla Sheqerinskën, ministreshë e ardhshme e Mbrojtjes, do ta zëvendësojë Beti Rabaxhievska-Naumovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat