”Anima Mundi” propozon dënime për keqtrajtuesit e kafshëve

Maqedonia

”Anima Mundi” propozon dënime për keqtrajtuesit e kafshëve

Më: 30 maj 2017 Në ora: 10:57
”Anima Mundi”

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, ”Anima Mundi” kërkon që të dënohen ashpër ata që keqtrajtojnë kafshët.

Kjo shoqatë bën të ditur se ka filluar një fushatë për njerëzi ndaj kafshëve dhe dënim të ashpër për ata që i keqtrajtojnë dhe vrasin kafshët. Fushata ka filluar me violinisten e njohur të përmasave botërore, Vanessa Mae.

Ata kërkojnë drejtësi për mbytjen brutale të qenit në Shkup, të cilin e kanë quajtur Idriz. Prandaj, Anima Mundi kërkon formimin e një policie për kafshët, dënim me burg për keqtrajtuesit e kafshëve, ndalimin e shitjes së lirë të helmeve për të mbytur kafshët, si edhe një kornizë të përcaktuar ligjore dhe program për promovimin e konceptit të përgjegjësisë shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat