Prodhimi industrial në Maqedoni shënon rënie

Maqedonia

Prodhimi industrial në Maqedoni shënon rënie

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:01
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i prodhimeve industriale në prill të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, ishte 98.1, pra ka shënuar rënie.

Shikuar në sektorë, rrite është regjistruar në xehetari dhe gurthyese (2.9%), Furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim (1.2%), energjetikë (0.4%) dhe prodhime kapitale (2.8%).

Rënie është regjistruar në industrinë e përpunimit, prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (1.2%), prodhimet afatgjata për përdorim të gjërë (9.1%) dhe prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë (5.2%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat