Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni-Rusi në sferën e kulturës

Maqedonia

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi Maqedoni-Rusi në sferën e kulturës

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:12
Zv. ministri për kulturë, Dragan Nedellkoviq dhe Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak

Zv. ministri për kulturë, Dragan Nedellkoviq dhe Ambasadori i Rusisë në Shkup, Oleg Scherbak, kanë nënshkruar Protokoll ndërmjet ministrive të kulturës së të dy vendeve për organizimin e Ditëve të kulturës maqedonase në Rusi më 2018, si edhe Ditëve të kulturës ruse në Maqedoni më 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, bashkëbiseduesit i pajtuan që të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në sferën e kulturës që karakterizohen me shkëmbimin e shumë projekteve kulturore ndërmjet të dy vendeve.

Sipas AIM-së, Nedellkoviq dhe Scherbak theksuan rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit të drejtpërdrejtë institucional në sferën e kulturës ndërmjet Maqedonisë dhe Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat