Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:12
Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE

Në fillimin e pjesës së dytë të seancës së sotme kuvendore ku po diskutohet në rendin e ditës për votim të Qeverisë së re të Maqedonisë, deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski duke komentuar për programin Qeveritar dhe emrat e ministrave të rinj, për kandidatin e LR-PDSH-së së koalicionit Aleanca për Shqiptarët ka komentuar më gjatë me çka ka shprehur edhe përkrahje për të, njofton Portalb.mk.

“Ai është kandidat i shkëlqyer. Nëse votohet veçmas për të, ne do ta votojmë për shkak të profilit të tij dhe se meriton të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Dimovski.

Ndryshe prej kësaj, Dimovski nuk e vlerësoi si pozitive grupin e ekonomistëve të mandatarit.

“Grupi i ekonomistëve është i dobët”, tha ai.

Pas kësaj Kuvendi shkoi në pushim për t’u kthyer me punë në ora 15.15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat