Nesër vazhdon debati rreth formimit të qeverisë

Maqedonia

Nesër vazhdon debati rreth formimit të qeverisë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:52
Kuvendi i Maqedonisë

Është mbyllur për sot debati në Kuvendin e Maqedonisë rreth formimit të qeverisë së re.

Pas shpalosjes së programit qeveritar nga ana e mandatarit Zoran Zaev, replikave dhe kundër replikave të mazhorancës së re dhe opozitës, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka mbyllur për sot seancën parlamentare dhe ftoi të gjithë deputetët të mblidhen nesër në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare, ku me shumë gjasa do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat