Ndërtimet pa leje dhe mungesa e rrogave, një pjesë e problemeve nga skadimi i mandatit të kryetarëve të komunave

Maqedonia

Ndërtimet pa leje dhe mungesa e rrogave, një pjesë e problemeve nga skadimi i mandatit të kryetarëve të komunave

Më: 31 maj 2017 Në ora: 02:32
Ilustrim

Më shumë probleme shkaku i skadimit të mandatit të kryetarëve të komunave për momentin kanë qytetarët. Ata nuk mund të paguajnë tatimin e shit-blerjeve të patundshërive, as nuk mund të numër ose adresë të shtëpisë së tyre për të nxjerrur letër njoftim ose pasaportë, për shkak se nuk ka kush t’i nënshkruajë dokumentet e nevojshme. Kështu u shprej kryetari i komunës së Shtipit, Ilço Zahariev, pas takimit të sotëm me zv.ambasadorin e OSBE-së, Geffry Golstein.

“Në këtë periudhë njerëzit e dijnë se diçka nuk funksionon, mendojnë se nuk ka ligje dhe fillojnë ndërtimet pa leje. Ne mundohemi t’i parandalojmë, por ky është problem që ekziston realisht”, tha Zahariev.

Ai pret që Kuvendi të vërtetojë datën për zgjedhjet lokale dhe të vazhdojë mandati i kryetarëve dhe këshillave të komunave, për shkak se siç tha, pa vendimin e tyre nuk mund të punojnë zyrtarisht dhe të sjellun plane të reja urbanistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat