Suspendohen edhe 11 policë, pesë janë shqiptarë (Emrat)

Maqedonia

Suspendohen edhe 11 policë, pesë janë shqiptarë (Emrat)

Më: 31 maj 2017 Në ora: 06:22
Njjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë,

Kontrolli i Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka suspenduar edhe 11 policë, në mesin e të cilëve pesë shqiptarë, vendim ky që lidhet me ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë,

Gordan Gjorgjievski, Darko Janevski, Suat Beqiri, Rafet Bialli, Berat Veliovski, Ekrem Kurtishi, Ivan Manasiev, Ilham Mustafa, Kiro Nikoloski, Vesna Slamkova dhe Vele Talevski janë njëmbëdhjetë policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup që u suspenduan ditë më parë, ndërsa thuhet që vendimi të jetë sjellë pas shqyrtimit të punës së secilit polic natën e përgjakshme të Parlamentit, ku protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” u futën dhunshëm në Parlament dhe rrahën deputetët dhe gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat