Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Bajram Pashës së Stambollit

Maqedonia

Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Bajram Pashës së Stambollit

Më: 31 maj 2017 Në ora: 08:37
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, dhe kryetari i Komunës Bajram Pasha të Stambollit, Atila Ajdiner

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, para dy ditëve, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka realizuar takim me kryetarin e Komunës Eyup të Stambollit, Remzi Aydin dhe kryetarin e Komunës Bajram Pasha të Stambollit, Atila Ajdiner.

Në mes të tjerash është biseduar për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin e dy Komunave si dhe realizimin e projektit për kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Banjicë, njofton AIM.

Brenda kohës, Këshillat komunale të dy Komunave do të zyrtarizojnë procesin e binjakëzimit dhe e njëjta do të konkretizohet me një ceremoni solemne, njofton AIM.

Komuna Bajram Pasha disa vite me radhë po organizon iftarin kolektiv në qytetin e Gostivarit. Kjo traditë do të vijojë edhe sivjet për iftare të përbashkët me banorët e Gostivarit.

Në fund të takimit, homologët këmbyen dhurata me simbolet e vendeve respektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat