PTHP: Më 27 prill nuk kishte vetëm vepra penale nga protestuesit që u futën në Kuvend

Maqedonia

PTHP: Më 27 prill nuk kishte vetëm vepra penale nga protestuesit që u futën në Kuvend

Më: 31 maj 2017 Në ora: 11:48
Protestuesit ne Kuvendin e Maqedonise

Prokuroria Themelore Publike-Shkup pas shqyrtimit të materialeve dëshmuese për ndodhinë në Kuvend më 27 prill, ka konfirmuar se ekziston veprime të disa të dyshuarve në ngjarjet e përgjithshme në objektin e Kuvendit në zonën e jashtme dhe në brendësinë e objektit në përgjithësi.

”Bëhet fjalë për përzierje të veprimeve inkriminale e cila do të thotë realizimin e të drejtës ligjore të një numri më të madh të veprave penale të cilat nuk mund të atribuohen vetëm si shkelje e ligjit në masë. PTHP nga materialet e tanishme të mbledhura dëshmuese ka vlerësuar se në ngjarjen e veprës penale të cilën e heton, është e nevojshme në këtë fazë, në përputhje me ligjoren, të kyçet edhe PTHP për ndjekje të krimit të organizuar edhe korrupsion, sepse pjesë nga veprimet e marra nga ana e personave të përfshirë në ngjarje janë pjesë e juridiksionit dhe kompetencë e kësaj prokurorie”, thuhet në kumtesë.

Prandaj, dosja e lëndës do të dorëzohet deri në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila merr veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat