Llatas thirret në Prokurorinë Speciale Publike, nuk jepen detaje shtesë

Maqedonia

Llatas thirret në Prokurorinë Speciale Publike, nuk jepen detaje shtesë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 12:24
Dragan Pavlloviq-Llatas

Redaktori i Televizionit Sitel, Dragan Pavlloviq-Llatas ka qenë ftuar që të jep dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

PSP-ja nuk sqaron asgjë se për cilën lëndë hetimore është ftuar Llatas që të jep dëshmi, i cili ka deklaraur se bëhet fjalë për diçka personale.

Përndryshe, Llatas është i dyshuar në dy lëndë hetimore, ”Total” dhe ”Lëndina”. Në këto lëndë, Llatas dyshohet për ndërtim pa leje të shtëpive luksoze në Zelenikovë, si edhe për evazion fiskal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat