Poposki dha raportin përfundimtar si ministër i Jashtëm i Maqedonisë

Maqedonia

Poposki dha raportin përfundimtar si ministër i Jashtëm i Maqedonisë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:14
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, raportoi për ministrinë që e ka udhëhequr, duke thënë se BE-ja duhet që të ndryshojë sjelljen ndaj vendeve kandidate dhe të jep një kufi kohor që do të përcatojë se kur një vend do të pranohet në BE.

Në lidhje me çështjen e emrit me Greqinë, Poposki tha se kjo çështje nuk mund të prognozohet se kur mundet që të merr fund, duke shtuar se megjithatë ka patur përparim në marrëdhëniet Maqedoni-Greqi.

Poposki tha se do të vazhdojë që të jetë deputet i OBRM-PDUKM-së, kurse thashethemet për të marrë postin e kryetarit të partisë, i cilësoi si shpekulime mediale për të treguar përçarje brendapartiakee.

Ai e përmbylli raportimin e tij me fjalët se qëllimi kryesor ka qenë integrimi në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat