Ndryshim i pushtetit në Maqedoni, çështje orësh!

Maqedonia

Ndryshim i pushtetit në Maqedoni, çështje orësh!

Më: 31 maj 2017 Në ora: 22:46
Kuvendi i Maqedonisë

Këto momente janë duke u zhvilluar debatet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për fatin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe të partive të koalicionit rreth kësaj partie bëjnë kritika për programin e propozuar nga kryetari i LSDM-së për Qeverinë e re.

Nga ana tjetër, deputetët e shumicës së re parlamentare kanë dalë në mbrojtje të premtimeve të Programës së re të Qeverisë duke thënë se mbi të gjithash kjo qeveri nuk do të ketë orientim destruktiv.

Në Qeverinë që pritet të votohet deri ora 24, shqiptarët do të përfaqësohen me nëntë ministra. Gjashtë janë propozuar nga BD-ja, dy nga Aleanca për shqiptarët dhe një nga LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat