Erasmus plus hap dyert për punësim

Maqedonia

Erasmus plus hap dyert për punësim

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 19:20
Erasmus

Programi Erasmus plus i Bashkimit Evropian ka hapur dyert për punësim. Nxënësit dhe studentët të cilët kanë marrë pjesë në programin Erasmus kanë dyfish mundësi të gjejnë punë, njoftuan nga Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane.

Në debatin e sotëm që u mbajt sot në Shkup për të ardhmen e programit Erasmus, përfaqësues të shkollave thanë se programi i këmbimit të nxënësve dhe studentëve kontribuon në rritjen e aftësive dhe njohurive të tyre.

Deri tani rreth tetë milionë persona kanë qenë pjesë e programit për studim, vullnetarizëm dhe ligjërim jashtë vendit, kurse këtë vit shënohet 30 vjetori i themelimit të Erasmus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat