SHGM: Të ndalohen sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve

Maqedonia

SHGM: Të ndalohen sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 19:38
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bën thirrje që të ndalohen sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, por edhe të dënohen sulmuesit.

Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, vetëm dënimet mund të ndihmojnë në fundin e dhunës, cenzurës dhe trysnive politike që i përjetojnë gazetarët në dhjetë vitet e fundit.

SHGM-ja qëndron pas kërkesës që Qeveria e re t’i përkushtohet profesionalisht çështjes së mediave. Selmani inkurajon gazetarët që të ngritin zërin kundër sulmeve dhe trysnive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat