Vazhdon matura shtetërore në Maqedoni, sot nxënësit u testuan në gjuhët e huaja

Maqedonia

Vazhdon matura shtetërore në Maqedoni, sot nxënësit u testuan në gjuhët e huaja

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 20:53
Ilustrim

Maturantët në Maqedoni sot janë testuar në gjuhët e huaja, një nga provimet e testimit ekstern. Për gjuhën angleze janë paraqitur 15,201 nxënës, 108 në gjuhën franceze, 197 për gjuhën gjermane dhe për gjuhën ruse 26 kandidatë.

Nxënësit që kishin përfunduar provimin u shprehën të kënaqur me testimin dhe shpresojnë në rezultate të mira.

Për testim në maturën shtetërore janë paraqitur gjithsej16426 kandidatë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Testimi për lëndën e matematikës do të jetë më 12 qershor ku janë paraqitur 2070 maturantë. Rezultatet e para të provimeve pritet të shpallen më së voni deri 14 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat