Zaevi nesër udhëton në Bruksel

Maqedonia

Zaevi nesër udhëton në Bruksel

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 10:05
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nesër do të udhëtojë në Bruksel ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe eurokomesarin për zgjerim, Johannes Hahn.

Zaevi në Bruksel do të shoqërohet nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, njoftoi se Mogherini dhe Hahn në takim me Zaevin do të përsërisin mbështetjen e tyre për qeverinë e re, si dhe për opozitën.

Në takim priet të bisedonet edhe për ardhjen e ekspertit për qeverisje të së drejtës në Komisionin Evropian, Reinhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të KE-së pritet të ndihmojë qeverinë e re për zbatimin e reformave.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e kryeministrit të Maqedonisë, prej kur mori detyrën më 1 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat