OBRM-PDUKM: Ulja e papunësisë, rezultat i politikave tona të mira ekonomike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ulja e papunësisë, rezultat i politikave tona të mira ekonomike

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 10:48
OBRM-PDUKM

Sipas OBRM-PDUKM-së shkalla e papunësisë në Maqedoni me 22.9% në tremujorin e parë të këtij viti është rezultat i politikave të tyre ekonomike që kanë ndërmarrë në dhjetë vitet e fundit.

“Përderisa OBRM-PDUKM është e fokusuar në krijimin e një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët në vend, ministri Oliver Spasovski mban konferenca boshe me të cilat qytetarëve ju tregon paaftësinë për mirëmbajtjen e pronës shtetërore”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se, dallimi mes tyre dhe LSDM-së është në atë që prioritet për ta është përmirësimi i jetës së qytetarëve, ndërsa për LSDM-në është të defokusojë qytetarët nga premtimet e bëre në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat