Aleksovska: Për 10 vite janë hapur mbi 170 mijë vende pune

Maqedonia

Aleksovska: Për 10 vite janë hapur mbi 170 mijë vende pune

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:35
Sllobodanka Aleksovska

Mbi 170 mijë vende pune janë hapur në periudhën 10 vjeçare. Do thoja se përveç masave aktive, politika e përgjithshme ekonomike e qeverisë së kaluar kanë ndikuar që sektori privat të hapë vende të reja pune, deklaroi Sllobodanka Aleksovska, nga qendra për punësim në Bashkinë e Shkupit.

“Vetëm për 2017 janë paraparë 10 mijë punësime të reja direkte dhe janë paraparë mbi 41 mijë pjesëmarrës të papunësuar në 22 masa aktive dhe programe dhe 11 shërbime të cilat janë pjesë e planit operativ, duke përfshirë trajnimet, praktikat dhe të ngjashme”, tha Aleksovska.

Ajo shtoi se një pjesë e këtyre shërbimeve mund të çojnë në punësim direkt, por pritet të krijojnë punësim indirekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat