Zaev: Gjatë vizitës në Bruksel prioritet do të kemi anëtarësimin në familjen evropiane

Maqedonia

Zaev: Gjatë vizitës në Bruksel prioritet do të kemi anëtarësimin në familjen evropiane

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:35
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zv.kryministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të udhëtojë për në Bruksel në vizitën e tij të parë zyrtare në Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

“Si kryeministër vlerësoj mesazhet për mbështetje të qeverisë së re, që ditëve të fundit i kam marrë nga BE dhe NATO. Të gjithë pa përjashtim shohin shpresë në Kabinetin tim dhe qeverinë e re, që ta kthejnë vendin në rrugën evropiane. Kjo për ne është motiv shtesë që të angazhohem për procese reformuese që ju kemi premtuar qytetarëve dhe para miqve tanë në Bruksel të prezantojmë agjendë konkrete reformuese”, porositë Zaevi përmes kumtesës së qeverisë.

Ai më tej shton se qeveria është e vendosur fuqishëm që me plan konkret për reforma në bashkëpunim me institucionet e BE-së, të punojë për zgjidhjen e gjithë problemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat