Nga e mërkura sërish mot me shi dhe bubullima

Maqedonia

Nga e mërkura sërish mot me shi dhe bubullima

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Mot jo stabil dhe me vranësira na pret edhe gjatë javës së ardhshme. Në ditët e para të javës temperaturat do të rriten dhe moti do të jetë më stabil, megjithatë siç njoftojnë nga enti hidrometereologjik, se nga mesi i javës do të ketë sërish destabilizim të motit.

“Prej nesër napret mot më i ngrohtë, do të ketë stabilizim të kohës dhe andaj nesër dhe të martën do të ketë ditë me diell me praqitje të vranësirave lokale dhe me erë të lehtë në drejtim të veriut. Megjithatë temperaturat do të jenë dukshëm më të larta andaj që gjatë ditës së nesërme pritet të lëvizin në intervalin 23-30 gradë ndërsa të martën nga 26 deri në 33”, tha Ivana Petroviq nga Enti Hidrometereologjik.

Nga ky entë thonë se nga dita e mërkurë do të rikthehen sërish të reshurat dhe bubullimat.

Ndërkohë, të enjten na pret mot stabil, të premten pasdite përsëri na pret kohë jostabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat