Javën e ardhshme PSP-ja do të ngritë akuza, rasti “Target” mes tyre

Maqedonia

Javën e ardhshme PSP-ja do të ngritë akuza, rasti “Target” mes tyre

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 19:55
Sasho Mijallkov

Rasti “Target” në kuadër të së cilit po hetohet se kush urdhëroi përgjimin masiv të qytetarëve, në javën e ardhshme do të ngriten akuza. PSP-ja do të ngrejë akuza edhe për rastet tjera në ditët në vijim, ndërsa burime për NOVA TV thonë se mes tyre sigurisht do të jetë rasti “Target”, ndërsa mes të akuzuarve mund të jenë edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov.

Gjatë kohës që publikoheshin përgjimet e më shumë se 20 mijë qytetarëve, Sasho Mijallkov ishte drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ndërsa Gruevski ishte kryeministër.

PSP-ja vërtetoi se Gruevski nuk ka qenë target, ndërsa ndodhet vetëm në përgjimet nga personat tjerë që janë përgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat