OBRM-PDUKM: LSDM të mos sillet si opozitë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM të mos sillet si opozitë

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 10:48
LSDM-Selia

Partia tashmë opozitare OBRM-PDUKM, në krye me Nikolla Gruevskin, ka reaguar ndaj LSDM-së përmes një kumtese, duke i thënë se LSDM, duhet të ndërpresë rolin e të qenurit opozitë dhe të fillojë të realizojë atë çfarë u ka premtuar qytetarëve.

‘Qytetarët e Republikës së Maqedonisë e ndjejnë dallimin. OBRM-PDUKM gjithçka që kishte premtuar, ka punuar ditë e natë për t’i përmbushur premtimet, me qëllim të arsyetojë zërin e popullit. Popoullit pret përmbushjen e premtimeve’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e partisë, njofton AIM.

Nga atje shtojnë se të gjithë presin që LSDM të përmbushë edhe premtimin për hyrje të shpejtë në NATO dhe BE pa u prekur çështjet e identitetit dhe të bëhen marrëveshje të dëmit të popullit maqedonas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat