Doganat e Maqedonisë kallëzojnë penalisht disa persona për shkelje të ndryshme ligjore

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë kallëzojnë penalisht disa persona për shkelje të ndryshme ligjore

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:26
Ilustrim

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) ka ngritur tre kallëzime penale ndaj katër personave fizik dhe një personi juridik.

Sipas AIM-së, paditë janë ngritur për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale të ”mashtrimit doganor”, ”kontrabandë”, si dhe ”falsifikim dokumentesh”.

Në rastin e mashtrimit doganor është paditur A.A nga Ohri, i cili në periudhën 2014-2017 ka dhënë informacione të rrejshme për mallrat importues që kanë ndikuar në përllogaritjen e shumës së pagesës në doganë dhe për pagesat tjera.

Në rastin e kontrabandës janë paditur O.D dhe S.R te të cilët janë gjetur ilaçe të ndryshme me vlerë prej 210.250 denarësh, të prodhuara në Turqi.

Ndërsa N.B është paditur për falsifikim dokumentesh për transport ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat