Maqedoni, më shumë firma mbyllen se hapen

Maqedonia

Maqedoni, më shumë firma mbyllen se hapen

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statikës (ESHS), numri aktiv i subjekteve afariste deri në fund të vitit 2016 është 71.519, gjegjësisht 1.9 për qind më shumë se vitin paraprak, apo brenda një viti kalendarik janë hapur rreth 1400 firma të reja. Numri më i madh i firmave të hapura për gjatë vitit 2016 për veprimtari kryesore kanë tregtimin e mallrave me shumicë dhe pakicë, pastaj janë hapur firma në industrinë përpunuese, ndërtimtari dhe veprimtari teknike.

Nga numri i përgjithshëm i firmave aktive në Maqedoni, sipas ESHS-së, 79.3 për qind e tyre janë firma që kanë nga 1 deri më 9 punëtorë, ndërsa vetëm 0.3 për qind e firmave janë të mëdha, respektivisht me nga 250 të punësuar. Numri total i të punësuarve në sektorin privat kap shifrën prej rreth 500 mijë të punësuarve thuhet në raportin e fundit, ndërsa përfundimisht me kuartalin e fundit të viti 2016 në këtë sektor ka pasur vende të lira të punës. Kështu, në firmat që kanë të punësuar deri më 9 punëtorë ka vende të lira të punës për 1.354 persona, ndërsa për momentin punojnë 88.547 punonjës.

Në firmat e vogla me numër të punësuarve deri më 49 punëtorë ka vende të lira të punën për 1.978 persona, ndërsa numri i të punësuarve në ndërmarrjet e vogla shënon shifrën prej 106.871. Te ndërmarrjet e mesme me numër të punësuarve prej 50 deri më 250 punonjës ka vendete të lira të punës, edhe atë për 1.532 punonjës të ri, kurse numri i të punësuarve në këto ndërmarrje arrin shifrën prej 134.392 të punësuar. Numër më të madh të vendeve të lira të punës ka në kompanitë e mëdha që kanë mbi 250 të punësuar, edhe atë 1.606 vende të lira të punës ku njëherit në këto kompani është numër më i madh i të punësuarve prej 153.219 punëtorë.

Ndërkaq sa i përket firmave të mbyllura gjatë vitit 2016 nga ESHS-ja ende nuk disponojnë me shifra të sakta mirëpo sipas ESHS-së të dhënat për vitin 2015 tregojnë se gjatë këtij viti janë mbyllur 6249 firma dhe pjesa më e madhe e këtyre i takojnë sektorit tregtisë më shumice dhe pakicë. Numri më i madh i firmave që kanë mundur të mbijetojnë gjatë vitit 2015 edhe përkundër kushteve të rënda ekonomike si pasojë e krizë së zgjatur politike, janë firmat që për veprimtari kanë pasur mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, ndërsa nga sektori i ekonomisë së biznesit me veprimtari profesionale shkencore dhe teknike.

Sipas të dhënave të fundit të ESHS-së, numri i përgjithshëm i të punësuarve në Maqedoni arrin shifrën mbi 700 mijë të punësuar, prej të cilëve mbi 500 mijë punojnë në sektorin privat dhe këto të punësuar përmes tatimeve që paguajnë dhe kontributet që paguajnë punëdhënësit, pjesa më e madhe e këtyre pagesave shkojnë për financimin e administratës shtetërore dhe pensionistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat