Ja kandidatët e Lëvizjes BESA në disa komuna

Maqedonia

Ja kandidatët e Lëvizjes BESA në disa komuna

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 07:35
Lëvizja BESA

Lëvizja BESA tanimë ka gati kandidaturat për zgjedhjet lokale në komunat Çair dhe Likovë.

Siç mësohet nga INA, në garën për Çairin janë disa kandidatura që gëzojnë përkrahje nga strukturat partiake, por më të theksuar janë emrat e Skender Rexhepi – Zejd dhe Bekim Sali.

Ndërkohë, edhe në Likovë janë dy emra që mund të dalin në garë për zgjedhjet lokale të tetorit. Bëhet fjalë për Shaban Zendeli dhe Murtezan Idrizi. Dy kandidaturat gëzojnë autoritet në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat