Mungesa e grurit mund të shkaktojë rritjen e çmimit të miellit në Maqedoni

Maqedonia

Mungesa e grurit mund të shkaktojë rritjen e çmimit të miellit në Maqedoni

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) paralajmëron se çmimi i miellit mund të rritet deri në fund të vitit për shkak të mungesës së grurit.

Sipas tyre, prodhimi do të jetë më i vogël krahasuar me vitin e kaluar, kurse në disa vende mundet që të mos ketë aspak të korrura, duke shtuar se kjo ndodhë për shkak të kushteve të këqia klimatike, si edhe zbatimi i pakët i masave agroteknike që të shpëtohet fryti.

LOE propozon që Qeveria të blejë 50 mijë ton grur që bujqit t’i kompenzojnë dëmet dhe të mbjellin më shumë sipërfaqe në vjeshtë, për t’u plotësuar mungesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat