Qarkullimi industrial në Maqedoni shënon rënie të ulët

Maqedonia

Qarkullimi industrial në Maqedoni shënon rënie të ulët

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 13:19
Ilustrim

Qarkullimi në industri në muajin prill është ulur për 0.5%, krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), ulje është regjistruar në tregun e brendshëm (7.3%), kurse rritje është regjistruar tregun e jashtëm (1.4%).

Rritje është regjistruar në sektorin e xeheroreve dhe gurthyeseve (24.7%), prodhime të ndërmjetme, përveç energjisë (11%).

Ulje është regjistruar në prodhimet kapitale (5.2%), prodhime afatgjata për përdorim të gjërë (3.2%), prodhime afatshkurtëra për përdorim të gjërë (7.4%).

Qarkullimi ka rënë edhe në aspekt mujor për 13.4%, nga muaji mars në muajin prill të këtij viti. Por ka rritje në periudhën janar-prill të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat