Në disa komuna të Maqedonisë realizohet projekt për aktivizëm qytetar përmes mediave

Maqedonia

Në disa komuna të Maqedonisë realizohet projekt për aktivizëm qytetar përmes mediave

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Në Berovë, Strugë, Prilep, Shën Nikollë dhe Kërçovë realizohet projekti ”Informohu dhe vepro”.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e vetëdijes publike për pjesëmarrje më të madhe qytetare në ngjarjet shoqërore dhe nxitja e aktivizmit qytetar për zgjidhjen e sfidave lokale përmes arsimimit medial dhe trajnimit.

Qëllimi kryesor i projektit është nxitja e aktivizmit qytetar në mjediset më të vogla në Maqedoni përmes njohjes së publikut për mediat, se si krijohet një lajm, si njihet dallimi ndërmjet reklamës, lajmit dhe manipulimit, si edhe si të njihet propaganda politike apo ndonjë tjetër lloj propagande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat