Tensione në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 15:24
Talat Xhaferi

Situata në Kuvend u tensionua pasi kërkesa për ndërhyrje procedurale nga deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorgjev ia refuzua në kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se Gjorgjev kishte të drejtën e replikës ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltore.

Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja Gjorgjevin. Pasi sigurimi u afrua në foltore ndërkohë Gjorgjev vazhdonte të flas Xhaferi e ndërpreu seancën dhe kërkoi 10 minuta pauzë.

Paraprakisht në foltore ishte deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski i cili kërkoi nga kryeparlametnari që të caktojë një seancë ku do të diskutohet për gjendjen alarmante në qytetin e Strugës, ku me ditë të tëra vazhdon djegia e deponisë së egër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat