Duraku-Reka: Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e ambientit jetësor

Maqedonia

Duraku-Reka: Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e ambientit jetësor

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:12
Sadulla Duraku dhe Fatos Reka

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka. Në këtë takim të parë, ministri Duraku dhe ambasadori Reka vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Duraku në takim ka theksuar se Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar disa marrëveshje bilaterale në fushën e ambientit jetësor që është dëshmi për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Sipas tij, me rëndësi të veçantë është avancimi i bashkëpunimit bilateral në pjesën e menaxhimit të ujit në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Ambasadori Reka uroi ministrin Duraku për zgjedhjen e tij në krye të ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe njëherit shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy vendeve dhe njëkohësisht potencoi se është i nevojshëm intensifikimi i bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat