Kuvendi përfundoi debatin për nismën qytetare për mungesë të lehonave

Maqedonia

Kuvendi përfundoi debatin për nismën qytetare për mungesë të lehonave

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:04
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së pestë e përfundoi debatin për nismën qytetare të 2017 qytetarëve për miratim të ligjit për marrëdhënie pune, me të cilën kërkohej vazhdimi i pushimit të lehonave nga 9 në 18 muaj.

Votimi rreth kësaj pike, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, do të jetë në vazhdimin e seancës të enjten e ardhshme, ku deputetët duhet të prononcohen për propozimin dhe të tregojnë pse kjo nismë nuk është në rregull.

Para përfundimit të debatit deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, tha se nuk do të marrin pjesë në votim që të mundësojnë shumica parlamentare edhe një herë të mendojë dhe ta mbështesë këtë iniciativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat