SHGM i dënon kërcënimet me vdekje të Toni Mihajllovskit ndaj gazetarit Branko Triçkovskit

Maqedonia

SHGM i dënon kërcënimet me vdekje të Toni Mihajllovskit ndaj gazetarit Branko Triçkovskit

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:08
Branko Triçkovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet me vdekje ndaj gazetarit Branko Triçkovski që i dërgoi aktori Toni Mihajllovski, i cili sot në profilin e tij të Fejsbukut shkroi se do kishte mundur ta vrasë Triçkovskin pa iu trembur syri.

“Gjuha e urrejtjes dhe thirrja për dhunë kundër gazetarëve është e palejueshme dhe paraqet sulm ndaj lirisë së fjalës. Kërcënimet me vdekje kanë për qëllim të shqetësojnë gazetarët dhe të heshtin kritikën në media. Bëjmë thirrje publike që këto lloje të kërcënimeve dhe të trysnisë ndaj gazetarëve të ndërpriten sepse retorika e tillë nuk mund të trajtohet si liri e fjalës, por është krim i rëndë që dënohet me burg. SHGM javën e ardhshme do të dërgojë kërkesë me shkrim deri te Prokuroria publike për të ndjekur penalisht Mihajllovskin, sipas neneve 144 dhe 394-G të Kodit penal. Shpresojmë që prokuroria do t’i çmojë provat tona dhe do të nisë hetim ndaj Mihajllovskit”, thuhet në reagim.

Ata shtojnë se Qeveria e re ka detyrë ligjore dhe morale publikisht të dënojë kërcënimet e tilla dhe të vendosë sistem efikas për dënimin e dhunës ndaj gazetarëve. Përgjegjësi e qeverisë është të sigurojë mjedis të sigurte për gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat