Hiqet nga puna pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, që se respektoi urdhërin e Xhaferit

Maqedonia

Hiqet nga puna pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, që se respektoi urdhërin e Xhaferit

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 20:41
ilustrim

Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i cili dje nuk iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është suspenduar, mëson TV21 nga burimet e saja në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Xhaferi kërkoi që sigurimi ta largojë nga foltorja e kuvendit deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçevin i cili tentoi që replikën e tij ta orientojë në kërkesë procedurale. Meqë ai refuzoi të largohet pas kërkesës së Xhaferit, ky i fundit ia ndali mikrofonin. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së reagoi duke thënë se sjellja e Talat Xhaferit është jodemokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat