Fatmir Izairi ka frikë humbjen, ja se çfarë thotë nëse do rikandidohet sërish!!!

Maqedonia

Fatmir Izairi ka frikë humbjen, ja se çfarë thotë nëse do rikandidohet sërish!!!

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 08:10
Fatmir Izairi

Kryetari i Komunës së Zhelinës në përfundim të mandatit të dytë, të vazhdur  në një intervistë për Fokus, foli  për punën  dhe të arriturat e tij  në krye të Komunës së Zhelinës. Ai ndër të tjera  përveç sukseve të  arriturave  me  menaxhimin e Komunës foli edhe për mundësinë e rikandidimit të tij për mandatin e tretë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në  mesin e muajit tetor.

Gjatë mandatit , të tij si kryetar i komunës së Zhelinës , z. Izairi  do të mbahet mend si  njëri ndër Kryetarët e komunave që  punën e tij si  si kryetar e ka ushtruar në mënyrën më jo transparente të mundshme. Edhe pse  , për hirë të së vërtetës ai është munduar të bëj disa punë, dhe të zgjidh disa nevoja shumë elementare të qytetarëve si ,ujë dhe kanalizime, por mënyra se si zoti Izairi ka menaxhuar me projektet e sidomos  finansat publike len shumë për të dëshiruar. Pikësëpari ai  gati se në të gjitha projektet pa përjashtim, kurrë nuk e ka parë të arsyeshme që këto projekte të realizuara ti pasqyroj  së paku në webfaqen e Komunës ku qytetarët  do të kenë qasje, dhe do të shohin kostot reale të projekteve që z. Izairi i përmend.  Ai vazhdimisht, thuajse në çdo paraqitje publike përmendën shifra paushalle me qindra mijëra edhe miliona euro, mjete këto të investuara nga qeveria , ministritë e ndryshme si dhe organizata  të ndryshme   ndërkombëtare, por nuk harron  që edhe reketin që ju ka bërë qytetarëve, të thotë se ata e kanë bërë me vetëdëshirë duke ndarë nga 300,  e në fakt në  disa  vendbanime edhe nga 700 euro nga buxheti i tyre familjar për të  kofinancuar në mënyrë antiligjore projektet që ai sot pa fije turpi përvetëson dhe lavdrohet se i ka kryer me sukses.

Një temë tjetër që z. Izairi u mundua ta  prek sonte, ishte edhe zona  industriale përskaj autostradës, duke potencuar se aty tashmë janë të vendosur mbi dhjetë investitor, të huaj të jashtëm, si  edhe 15 kompani tjera që  tashmë i kanë gati lejet e nevojshme për fillim të aktiviteteve të tyre. Për hirë të së vërtetës, kjo është  edhe afera më e rrëndë koruptive   që në një të ardhme kur edhe duhet të funksionoj shteti ligjor. z Izairi duhet të jap llogari. Ai  dyshohet se në mënyrë shumë kriminale ka përvetësuar pronën publike, dhe në mënyar aspak transparente ka bërë tjetërsimin  e kësaj prone edhe atë kryesisht njerëzve  të  afërt  të cilët edhe e ndihmuan të keqpërdor vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit kur edhe e kishte punën shumë ngusht nga kundërkandidati i tij i ”fejsbukut” që kishte arritur ti manipulonte edhe sondazhet, por jo edhe grupin e biznismenëve të afërt me z Fatmir Izairi që sot janë pronar të pronave publike që vetëm z Izairi e din se si i kanë marrë dhe që sot i shet për investitor të huaj.

Sidoqoftë, për ”sukseset”e z. Izairi ka shumë  për të folur, por ajo që është më e rëndësishme se edhe vetë z. Izairi si duket e ka kuptuar se çdo fillimit i vjen edhe fundi. Jo më larg se para ca muajve ranë ca  ”këmbana”, dhe si duket ca tinguj të kësaj zileje i paskan hyrë në vesh, andaj si  rezultat i kësaj zileje ai sonte paralajmëroj se do të rishqyrtoj kandidimin  e sërishëm , si duket nga Frika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat