Po bëhen përgatitjet për blerjen e grurit në Maqedoni

Maqedonia

Po bëhen përgatitjet për blerjen e grurit në Maqedoni

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:04
Gruri

Takim për përgatitje për blerjen e grurit nga të korrat vjetore do të mbahet sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Për blerjen e grurit nga korrja e këtij vitit ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, do të bisedojë me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE) dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Oda e Agro biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë para tre ditëve informoi se presin rendimente shumë më të vogla posaçërisht në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në rajone të caktuara të vendit madje nuk do të ketë as korrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat