Arsovski: Zaevi e ka të vështirë t’i ruaj votat shqiptare

Maqedonia

Arsovski: Zaevi e ka të vështirë t’i ruaj votat shqiptare

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 19:51
Analisti Petar Arsovski

LSDM-ja që u mori partive shqiptare një numër të konsiderueshëm të votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit, menjëherë pas zgjedhjeve ndaloi së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe, edhe pse të njëjtën filloi që ta praktikoje gjatë fushatës zgjedhore.

Zoran Zaev u pyet nga TV21 se përse pas zgjedhjeve u ndalën së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe. Ai nuk u përgjigj në këtë pyetje, por vetëm premtoj së do ta rregullojë shumë shpejtë këtë çështje.

Analisti Petar Arsovski thotë se LSDM do ta ketë të vështirë që t’i mbajë votuesit shqiptarë, nëse vazhdon të mos i mbaj premtimet e dhëna duke e përmendur edhe lëshimin e kumtesave në gjuhën shqipe.

“Sigurisht që LSDM këtë gjest e ka bërë për të fituar votues shqiptarë. Tani mbetet të shohim se a do të mundet t’i mbajë. Pasi që LSDM ka votues shqiptarë, Zoran Zaev duhet që tu drejtohet në gjuhën shqipe elektoratit shqiptarë. Madje ai i ka pranuar edhe pikat e Deklaratës së përbashkët të shqiptarëve, një arsye më shumë për të shkruar kumtesa edhe në shqip”, tha Petar Arsovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat