“OBRM-PDUKM-ja ka punësuar 108 zyrtarë në Ministrinë e Kulturës”

Maqedonia

“OBRM-PDUKM-ja ka punësuar 108 zyrtarë në Ministrinë e Kulturës”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 20:07
Robert Allagjozovski

“Para ardhjes në pushtet të OBRM-PDUKM-së, në Ministrinë e Kulturës ishin të punësuar 51 persona, prej të cilëve 49 zyrtarë shtetëror. Ndërsa, për momentin në Ministri janë të punësuar 159 zyrtarë administrativ dhe një person si ndihmës teknik (vozitës)”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Nga kjo ministri mohojnë akuzat nga ana e OBRM-PDUKM-së, se ministri Robert Allagjozovski ka shkarkuar tre të punësuar në ministri.

“Nuk është e saktë se ministri për kulturë, Robert Allagjozovski, sot ka shkarkuar tre të punësuar profesiona nga Ministria. Këto persona nuk janë zyrtarë administrativ, por persona që janë angazhuar me marrëveshje si punëtorë të jashtëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Ata gjithashtu shtojnë se administrata shtetërore duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo barrë mbi shpinën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat