Regjistrohen dy tërmete këtë mëngjes në Maqedoninë jugperëndimore

Maqedonia

Regjistrohen dy tërmete këtë mëngjes në Maqedoninë jugperëndimore

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Dy tërmete me intenzitet mesatar këtë mëngjes kanë dridhur një pjesë të Maqedonisë jugperëndimore, gjegjësisht rajonin qendror të Ohrit.

Tërmeti i parë është ndjerë në orën 02:01, ndërsa i dyti me intenzitet më të ulët në orët tetë të mëngjesit.

Sipas të dhënave të rrjetit seizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, epiqendra e dy tërmeteve ka qenë në rajonin mes Ohrit dhe Resnjës.

Për momentin nuk janë paraqitur dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat