OBRM-PDUKM: LSDM dhe partnerët e koalicionit do ta shndërrojnë Strugën në deponi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM dhe partnerët e koalicionit do ta shndërrojnë Strugën në deponi

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 10:39
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja në kumtesën e sotme akuzon LSDM-në dhe partnerët e saj në koalicion pasi siç thonë, me paaftësinë e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe ambientin jetëosor dhe rrezikojnë që Strugën ta shndërrojnë në deponi.

“Qeveria e LSDM-së lejon që qytetarët e Strugës të thithin ajrin e ndotur për dhjetë ditë. Me shuarjen e zjarrit nuk zgjidhet ky problem, pasi ekziston rrezik që përsëri të ndizet, ndërsa në të njëjtën kohë ekziston rrezik të kontaminojë edhe tokën dhe ujërat nëntokësor në Liqenin e Ohrit dhe Drinin e Zi”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, qeveria e LSDM-së nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve, pasi prioritet ka krijimin e skenarëve të zi për udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat