FRODEM: Anëtarësia e OBRM-PDUKM-së të kërkojë dorëheqjen e Gruevskit

Maqedonia

FRODEM: Anëtarësia e OBRM-PDUKM-së të kërkojë dorëheqjen e Gruevskit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 10:53
FRODEM

FRODEM sot ashpër ka reaguar ndaj festimit të djeshëm të përvjetorit të OBRM-PDUKM-së të cilët e quajtën festë familjare. Nga FRODEM thonë se në atë festë ka pasur vetëm gënjeshtra dhe vetëlavdërime.

“Kush e di për të satën herë dëgjuam për armiqë të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe mesazhe fëmijërore dhe blofe. Kjo ishte paradë e shtrenjtë e sigurimit të rremë. Pamë se si grumbull personash po vjedhin Maqedoninë dhe privatizojnë OBRM-PDUKM-në pa ndaluar shesin mjegull, madje edhe kërcënohen”, thonë nga FRODEM.

Ata i bënë thirrje qeverisë së re të angazhohet për kthimin e rendit dhe drejtësisë dhe dekriminalizimin e Maqedonisë. Nga FRODEM thonë se anëtarësia e OBRM-PDUKM-së duhet të kërkojë dorëheqjen e Gruevskit si dhe ta ndryshojë statutin që do të mundësojë marrëdhënie të mira brendapartiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat