Xhaferi nesër do të merr pjesë në Forumin parlamentar për siguri në Letoni

Maqedonia

Xhaferi nesër do të merr pjesë në Forumin parlamentar për siguri në Letoni

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:12
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinger dhe Parlamentit të Letonisë, nesër do të merr pjesë në Forumin e tetë parlamentar për siguri në Riga të Letonisë.

Xhaferi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temë “Përdorimi armiqësor i informacioneve dhe sigurisë kompjuterike”.

Në kuadër të Forumit parlamentar për siguri, është paraparë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit të Letonisë, Inara Murniece.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat