Mihajllovski: Anëtarët dhe organet partiake duan reforma në OBRM-PDUKM

Maqedonia

Mihajllovski: Anëtarët dhe organet partiake duan reforma në OBRM-PDUKM

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:41
Aleksandar Mihajllovski

“Nga takimet tona në terren shohim se 90 për qind e anëtarëtve e përkrahin iniciativën tonë për reforma në OBRM-PDUKM, por për shkak të frikës në këtë moment vetëm përqindje janë të gatshëm të dalin”, tha në intervistë për Faktor, Aleksandar Mihajllovski, njëri nga iniciatorët për reforma në partinë më të madhe opozitare.

Ai u shpreh i bindur se 90 për qind e anëtarëve në Komitetin Ekzekutiv dhe Qendror e kuptojnë nevojën për reforma dhe sipas tij, do të përkrahin reformat.

Ai shpjegoi se plani i tyre për reforma përbëhet nga disa hapa. Së pari ndryshim i statutit të partisë, pastaj rizgjedhje të përgjithshme të gjithë organeve partiake dhe së treti të ndryshojë politika e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat