Për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “lëndim trupor”, Stacioni policorë në Kërçovë parashtroi padi penale kundër V.V (43) nga fshati Bërzhdani i Kërçovës.
E denoncuara veprën penale e ka kryer më datën 29 maj, këtë vit, gjatë një zënke me burrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë familjare në fshat, rreth orës 15, për shkak mospajtimeve të caktuara ka ardhur deri në konflikt verbal mes të denoncuarës dhe bashkëshortit të saj.