LSDM: Qeveria e re do ta kthejë cilësinë në arsim

Maqedonia

LSDM: Qeveria e re do ta kthejë cilësinë në arsim

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:00
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së Vlladimir Neloskit nga OBRM-PDUKM, i cili tha se studimet e disperzuara janë shfuqizuar pa debat publik dhe kanë dëmtuar në masë të madhe qytetarët. Nga LSDM thonë se qeveria e udhëhequr nga ata do ta kthejë cilësinë në arsim dhe se janë duke përmirësuar dëmet e OBRM-PDUKM-së.

“OBRM-PDUKM 11 vite pa menduar dhe përmes projekteve të zgjedhura, jopërgjegjëse kanë shkaktuar dëme të mëdha në arsim. Dëshmi për këtë është edhe rangimi nga institucionet dhe organizatat botërore, të cilat arsimin e cilësojnë si më i keqi në Evropë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se studentëve do të mundësojë studime më të lira, ndërsa do të sigurojnë edhe kushte më të mira për të gjithë nxënësit./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat