Zaev: Qeveria e re do të hap perspektivat për integrimet euroatlantike

Maqedonia

Zaev: Qeveria e re do të hap perspektivat për integrimet euroatlantike

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:05
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ne takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu.

Në takim është theksuar përcaktimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve.

Ministri i Çavushogllu ka thënë se Turqia mbështet qeverinë e re dhe përpjekjet e vendit për anëtarësim në NATO por edhe në BE.

Kryeministri Zaev nga ana tjetër ka theksuar se qeveria e re mbetet e përkushtuar për të zbatuar reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike, të cilat siç tha, njëkohësisht do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit juridik, si dhe jetë kualitative për të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat