Maqedoni, 28 persona kanë humbur jetën në vendin e punës vitin e kaluar

Maqedonia

Maqedoni, 28 persona kanë humbur jetën në vendin e punës vitin e kaluar

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

28 punëtorë vitin e kaluar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Kompetentët kërkojnë që kjo statistikë e zezë të jetë alarm se një pjesë e ligjeve nuk respektohen dhe nuk japin rezultate.

Nga shoqata për siguri dhe shëndet gjatë punës kërkojnë strategji të re e cila duhet të zbatohet në mënyrë të përpiktë.

Ministrja e punës dhe politikës sociale shprehet se nevojitet vendosja e një regjistri që të mos ketë parregullsi.

Sipas statistikave, më së shumti në vendet e punës humbin jetën bujqit, pas tyre janë punëtorët ndërtimor, por edhe vozitësit profesionist. Në vitin 2015 në vendet e punës jetën e kanë humbur rreth 40 punëtorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat